15.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Nexhmedin Spahiu – Mehmet Krajës: Intelektuali nuk flet “në emër të shumicës”

Më të lexuarat

Analisti i vendit Nexhmedin Spahiu e ka komentuar një shkrim të akademikut Mehmet Kraja, ku ky i fundit e shkroi një letërt drejtuar siç tha ai “myslimanëve të Facebook-ut”. Me këtë rast, Spahiu thotë se Kraja sulmon, ofendon, paragjykon pa argumente por vetëm me hamendësime të tij.

Sipas Spahiut Intelektuali nuk flet “në emër të shumicës” pasi siç shkruan ai, çdo njeri qe ka pretendime intelektuale duhet të flasë vetëm në emër të vet dhe jo në emër të kurrëfarë shumice./lajmi.net

Më poshtë i keni dy shkrimet, atë të Nexhmedin Spahiut dhe Mehmet Krajës:

Nexhmedin Spahiu

Intelektuali nuk flet “ne emer te shumices” sic po flet Mehmet Kraja.

Mehmet Kraja Mehmet Kraja sulmon, ofendon, paragjykon pa argumente por vetem me hamendesime te tij. Nese nje intelektual shkruan per nje dukururi ne shoqeri ai duhet te kete identitet dhe adrese. Te lutem Muhamet me trego se nga c’adrese paraqitet Mehmet Kraja ne kete shkrim. A eshte nje mysliman cfare e tregon emri? A eshte ateist? A eshte i krishter apo budist? A po i takon nmdonje feje te panjohur deri me tani? Ai thote se nuk eshte ateist. Kjo dmth i takon nje feje? Ciles atehere? Ai thote se i takon pjeses shumice te kosovareve! Kush na qenkan keta shumice? I vetmi dokument ku mund te bazohemi jane statistikat e Kosoves. Kur eshte bere regjistrimi i popullsise se Kosoves, askush nuk ka pasur verejtje se i eshte imponuar deklarimi, dmth te gjithe kane konstatuar se ai ka qene i lire. Aty ka pasur opcion ta deklarohesh nese je musliman, katolik, ortodoks, hebre, ndonje feje tjeter, ateist apo te mos deklarohesh fare. Numri i atyre qe nuk jane deklaruar sa i perket fese (si Mehmet Kraja) ka qene poshte 1%. I ateisteve poashtu poshte 1%. Shumica (mbi 90%) jane deklaruar si myslimane. Natyrisht kjo nuk e bene Republiken e Kosoves shtet Islamik, e as kombin kosovar nje komb musliman, sepse dihet se si jane formuluar edhe njeri edhe tjetri. Republika e Kosoves eshte shtet laik, e kombi kosovar eshte nje komb myslimano-katolik. Nese do Mehmet Kraja me fole ne emer te pakices me te vogell se 1% (atyre qe nuk kane deklaruar fene) ka te drejte te flas sepse demokracia duhet te respektoje pakicat, por ai nuk mund te flase ne emer te shumices. Pastaj cdo njeri qe ka pretendime intelektuale duhet te flase vetem ne emer te vet dhe jo ne emer te kurrefare shumice.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit