20.2 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

“Nesër në Parlament propozimi për ndryshime kushtetuese”

Më të lexuarat

Së bashku me Partinë e Lëvizjes Kombëtare (MHP), kemi përgatitur një draft i cili parashikon kufizime të ndryshimeve në Kushtetutë, tha Yıldırım.

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım sot porositi se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) nesër në Parlamentin turk do të dorëzojë propozimin për ndryshime kushtetuese, raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım foli në ceremoninë e vënies së gurthemelit në ndërtimin e portit Filyos, në qytetin verior turk Zonguldak.

Kryeministri theksoi se projekti i portit, është i treti më i madh në Turqi, duke shtuar se ky nuk është i rëndësishëm vetëm për qytetin Zonguldak, por edhe për qytete të tjera në bregdetin e Detit të Zi.

Yıldırım theksoi se po vijojnë aktivitetet për një sistem të ri, në të cilën, siç theksoi, Turqia do të shpëtojë nga tentimet e grusht shtetit, ndërsa jostabiliti do të hiqet tërësisht nga politika turke.

“Së bashku me Partinë e Lëvizjes Kombëtare (MHP), kemi përgatitur një draft i cili parashikon kufizime të ndryshimeve në kushtetutë. Partia AK nesër do të dorëzojë në parlament propozim për ndryshime kushtetuese. Qoftë me fat”, ka thënë Yıldırım.

Përveç këtij propozimi, Yıldırım theksoi se sistemi presidencial në Turqi do t’i jap fund periudhës së koalicioneve dhe se do të sjellë një parlament më të fortë dhe një demokraci më të fortë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit