16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Nëse vëren se koha dhe jeta po të shkojnë kot

Më të lexuarat

Imam Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë:

“Nëse vëren se koha dhe jeta po të shkojnë pa arritur asnjë rezultat të dobishëm dhe nëse sheh se nuk ke bereqet në kohë, atëherë ruaju se mos të ka përfshirë fjala e Allahut: “Mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë e, që shkon pas dëshirave të veta dhe punët e të cilit janë të shkapërderdhura (të pa bereqetshme).” (El-Kehf, 28)

Disa e përmendin Allahun me zemër jo të pranishme, andaj, ndodh që nuk përfiton asgjë.

Njeriut, i cili e përmend Allahun vetëm me gjuhë e jo edhe me zemër, i hiqet bereqeti nga veprat dhe koha e tij, derisa në atë shkallë ku punët i shkapërderdhen gjithandej. E sheh sesi mundohet me orë të tëra, por nuk arrin asgjë. Mirëpo, sikur çështjet e tij t’i kishte të lidhura me Allahun, do të arrinte bereqet në të gjitha punët e veta.”

(Komenti i sures El-Kehf)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit