8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Neonazistët gjermanë përpiluan “lista armiqësore” me 35 mijë emra

Më të lexuarat

Nga Ministria e Brendshme thonë se listat janë gjetur në disa aksione dhe hetime policore të drejtuara kundër organizatave të ekstremit të djathtë gjatë 7 viteve të fundit

 

BERLIN (AA) – Organizatat ekstreme djathtiste gjermane kanë përpiluar “disa lista armiqësore” në të cilat janë mbi 35.000 emra dhe adresa, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme ndaj pyetjes së Bundestagut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga MPB thonë se listat janë gjetur në disa aksione dhe hetime policore të drejtuara kundër organizatave të ekstremit të djathtë gjatë 7 viteve të fundit.

Grupi neonazist “Nëntoka Nacional Socialiste” (NSU) ka mbledhur adresa dhe numra telefoni të 10.000 personave, derisa nuk është zbuluar në vitin 2011, theksuan nga MPB-ja gjermane ndaj pyetjes së Parlamentit.

Grupi ekstrem djathtist “Nordkreuz”, i cili u zbulua madje vitin e kaluar, ka përpiluar listë me të dhënat e 25.000 personave, theksojnë nga Ministria.

Rrjeti terrorist djathtist, të cilin e themeloi togeri 28 vjeçar i ushtrisë gjermane Franc A. po ashtu ka përpiluar disa lista me objektiva potenciale në të cilat janë 32 emra.

Partia e Majtë opozitare kritikoi pushtetin për shkak të ruajtjes në fshehtësi të listave duke mos informuar mbi këtë individët, emrat e të cilëve u potencuan në listat e ekstremistëve djathtistë.

Martina Renner, deputete e Partisë së Majtë, akuzoi Qeverinë se po injoron kërcënimin në rritje të organizatave terroriste djathtiste.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit