14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Nën ombrellën e Ramazanit

Më të lexuarat

Grupi i leximit “Një fjalë, Një jetë” pranë IHBK “Hfz. Hasan ef. Zendeli” nën patronazhin dhe mbështetjen e Muftinisë së BFI – Gostivar organizoi projektin qendror “Nën Ombrellën e Ramazanit”, projekt drejtuar nxënësve të klasave të gjashta në shkollat fillore të qytetit të Gostivarit dhe rrethinës. Në bashkëpunimin e Muftinisë së Gostivarit dhe Shkollës Fillore Komunale “Ismail Qemali” me pjesëmarrje të Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, Muftiun e Muftinisë së Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli dhe stafit të tij, prezencën e Ministrit të Ministrisë së Arsimit, z. Jeton Shaqiri dhe pjesëmarrjen e anëtareve të Grupit të Leximit “Një fjalë, Një jetë”, në shkollën fillore në qytetin e Gostivarit në SHFK “Ismail Qemali” u realizua projekti i Ramazanit, ku janë shpërndarë dhurata simbolike për nxënësit e klasave të gjashta. Dhurata përmban broshurën e Ramazanit “Plani im i Ramazanit” të botuar nga Muftinia e BFI – Gostivar dhe e përgatitur nga Grupi i Leximit “Një fjalë; Një jetë”, një ëmbëlsirë, një pije dhe stilograf me vulën e Muftinisë së BFI – Gostivar.

Falënderojmë përzemërsisht Drejtoreshën e SHFK Ismail Qemali, znj. Shpresa Useini për mikpritjen dhe bashkëpunimin për këtë projekt të përbashkët. Duke shpresuar bashkëpunime në ditët dhe vitet e ardhshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit