7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Në udhëtimin tënd drejt Allahut bëje durimin zahiren tënde

Më të lexuarat

Durimi
Në udhëtimin tënd drejt Allahut bëje durimin, sabrin zahiren tënde.
Modeli yt ishte i tillë:
﴿فَاصْبِرْ كَمَا صَبَرَ أُولُو الْعَزْمِ مِنَ الرُّسُلِ﴾
“Duro ashtu siç duruan të vendosurit (pesë të zgjedhurit) prej pejgamberëve”. (46 : 35).
Në adhurimin tënd:‏
﴿وَاصْطَبِرْ لِعِبَادَتِهِ﴾
“… në adhurimin e Tij bëhu i durueshëm”. (10: 65).
Në qëndresën tënde:
﴿وَاصْبِرْ نَفْسَكَ مَعَ الَّذِينَ يَدْعُونَ رَبَّهُمْ}
“Duro me ata që i luten Zotit të tyre”. (18: 28).
Në sprovat tuaja:
﴿وَاصْبِرْ لِحُكْمِ رَبِّكَ﴾
“Duro karshi vendimeve të Zotit tënd”. (48: 52).
Në fatkeqësit tuaja:
﴿وَاصْبِرْ عَلى ما أصَابَكَ﴾
“Duro karshi asaj që të ka goditur”. (31 : 17).
Edhe në durimin tënd duro:
﴿فَاصْبِرْ صَبْرًا جَمِيلا﴾
“Duro me një durim të bukur (pa ankesë)”. (70: 5).
Duro edhe nëse rruga zgjatet shumë
﴿فَاصْبِرْ إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ}
“Ti pra duro, sepse premtimi i Allahut është i vërtetë”. (30: 60).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit