7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Në sulmin e Izraelit me dron në Gaza humbin jetën 3 persona

Më të lexuarat

Droni izraelit ka kryer sulmin me raketa ndaj një apartamenti në një ndërtesë në qytetin Hamad në rajonin Khan Younis të Gazës

Tre persona kanë humbur jetën në sulmin e Izraelit me mjete ajrore pa pilot (dronë) në Rripin e Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, mësohet se droni izraelit ka kryer sulmin me raketa ndaj një apartamenti në një ndërtesë në qytetin Hamad në rajonin Khan Younis të Gazës.

Si pasojë e sulmit humbën jetën 3 palestinezë ndërsa u plagosën edhe shumë të tjerë ku disa prej tyre rëndë. Apartamenti në objektivin e sulmit u shkatërrua plotësisht ndërsa u shkaktuan dëme serioze edhe në pronat përreth.

Gjithashtu edhe avionët luftarakë izraelitë kanë kryer sulme ajrore ndaj një shtëpie në Khan Younis të Gazës. Si pasojë e sulmit nuk ka pasur të plagosur.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite në një deklaratë mbron idenë se forcat ajrore goditën objektivat e lidhur me Lëvizjen Xhihadi Islamik në Rripin e Gazës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit