11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Në Shqipëri shkollat do të hapen në shtator, disa skenarë për të rifilluar mësimin

Më të lexuarat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se shkollat do të hapen.

Rama në një postim shkruan se ministrja e Arsimit, Besa Shahini dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu po merren me hapjen e shkollave.

“Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një komunikim për situatën, arsyetimin tonë dhe masat paraprake që po merren për hapjen shkollave, në kushtet kur të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t’i hapin.

Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet, për garantimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë, si edhe vlerësimin dinamik të situatës epidemiologjike në vend”, shkruan Rama.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit