8.4 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

“Në Shqipëri ka një interes të madh për mësimin e gjuhës turke”

Më të lexuarat

Drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, duke folur për Anadolu Agency (AA), u shpreh se në Shqipëri ka një interes të madh për mësimin e gjuhës turke

 

Institutit “Yunus Emre” në Tiranë po vazhdon kurset për mësimin e gjuhës turke, ndërsa ka një interes në rritje nga shqiptarët për mësimin e kësaj gjuhe. Drejtori i Instituti “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, duke folur për Anadolu Agency (AA) u shpreh se në Shqipëri ka një interes të madh për mësimin e gjuhës turke.

Instituti “Yunus Emre” në Tiranë, në kuadër të përfundimit të kurseve të gjuhës turke zhvilloi ceremoninë e ndarjes së certifikatave për 30 kursantë.

Të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së certifikatave në ambientet e këtij instituti ishin drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Demirbaş, mësuesit e institutit, kursantët që kanë ndjekur kurset e gjuhës turke, studentë dhe të ftuar të tjerë.

Sipas Demirbaş, ka interesim për të mësuar gjuhën turke si nga nxënës ashtu edhe nga studentët.

“Që nga viti 2009 kur u themelua Instituti ‘Yunus Emre’ në Tiranë e deri më sot janë afërsisht 1.400 studentë dhe nxënës që kanë ndjekur kursin e gjuhës turke. Nxënësit e gjimnazit vijnë për të mësuar gjuhën turke për të kryer studimet e larta në Turqi, ndërsa studentët vijnë për të mësuar gjuhën turke me qellim kryerjen e masterit dhe doktoraturës në Turqi. Përveç kësaj në Shqipëri bizneset turke janë shtuar shumë vitet e fundit dhe mësimi i gjuhës turke është një mundësi e mirë që ata që mësojnë turqishten, që të kenë mundësi punësim në këto kompani”, u shpreh Demirbaş.

Përsa i përket numrit aktual të atyre që ndjekin kurset e gjuhës turke pranë këtij instituti, Demirbaş, theksoi se momentalisht pranë institutit janë afërisht 300 kursantë që mësojnë gjuhën turke.

“Viti i ri shkollor ka filluar. Ne si institut nuk japim mësim vetëm në institutin tonë, por kemi kërkesa dhe nga gjimnaze dhe universitete të tjera në Shqipëri për të mësuar gjuhën turke. Këto kërkesa mundohemi me sa mundësi kemi për t’i përballuar. Në institutin tonë dhe jashtë tij momentalisht janë afërisht 300 studentë dhe nxënës që mësojnë gjuhën turke”, tha Demirbaş për AA.

Ndërsa i pyetur nëse ka interesim nga shqiptarët për të mësuar turqishten, ai tha se ka një interes mjaft të madh për mësimin e gjuhës turke dhe këtë e shikojnë tek aplikimet që bëhen.

“Ne me sa mundësi kemi dhe kushteve që disponojmë mundohemi t’i përballojmë këto kërkesa. Në vitet në vazhdim mendoj se ky numër do të rritet akoma më shumë”, përfundoi Demirbaş.

Gjuha turke është edhe si degë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe është si lëndë me zgjedhje në disa universitete dhe gjimnaze të Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit