17.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Në protestat në kufirin me Gazën, 142 palestinezë ranë dëshmorë

Më të lexuarat

Në protestat paqësore të mbajtura që nga 30 marsi e deri më tani në Rripin e Gazës, 142 palestinezë kanë humbur jetën ndërsa 16.496 të tjerë janë plagosur

 

GAZA (AA) – Si pasojë e sulmeve të ushtarëve izraelitë në protestat paqësore të mbajtura që nga 30 marsi e deri më tani në Rripin e Gazës, 142 palestinezë kanë humbur jetën ndërsa 16.496 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Eshref el-Kudra në një deklaratë me shkrim tha se si pasojë e sulmeve izraelite ndaj protestuesve paqësorë në Rripin e Gazës që nga 30 marsi e deri më tani kanë rënë dëshmorë 142 palestinezë, në mesin e të cilëve ka 18 fëmijë, 2 gra, 2 punonjës shëndetësorë dhe 2 gazetarë.

Ai bëri të ditur se në protesta janë plagosur 16.496 persona, nga të cilët 4.190 me plumba të vërtetë, 529 me plumba gome, 7.421 nga gazi lotsjellës dhe 4.356 nga shrapneli dhe në forma të ndryshme të sulmeve.

Kudra tha se nga të plagosurit 3.126 janë fëmijë dhe 1.362 gra, duke shtuar 391 protestues kanë pësuar plagë të rënda, 3.992 plagë mesatarisht të rënda dhe 12.113 plagë të lehta.

Zëdhënësi po ashtu thotë se 58 autoambulanca që shërbenin në rajon janë dëmtuar.

Palestinezët që nga 30 marsi e deri më tani, në kuadër të 42 vjetorit të Ditës së Tokës, organizojnë protesta paqësore nën moton “Marshimi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin.

Ndërkohë ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit