10.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Në një shtëpi në Kaliforni gjenden 13 fëmijë të prangosur

Më të lexuarat

Dy prindër janë arrestuar në Kaliforni, pasi policia ka gjetur 13 persona që dyshohet se janë mbajtur robër në shtëpinë e tyre.

David Allen Turpin, 57 vjeç, dhe Louise Anna Turpin, 49 vjeçe, janë dërguar në mbajtje nën akuzat për torturë dhe rrezikim të fëmijëve.

Trembëdhjetë personat, të moshës midis dy dhe 29 vjeç janë gjetur në një shtëpi në Perris, 95 kilometra në juglindje të Los Angeles, tha policia.

Të gjithë ata besohet se janë vëllezër dhe motra.

Zyrtarët janë alarmuar nga njëra prej viktimave, e cila ka arritur të ikë dhe të thërrasë numrin e urgjencës “nga një telefon që ka gjetur brenda shtëpisë”, tha policia.

Po sipas saj, oficerët më pas “kanë gjetur disa fëmijë të lidhur në shtretërit e tyre me zinxhirë, në një mjedis të errët dhe me erë të keqe”.

Prindërit nuk kanë qenë në gjendje të japin menjëherë arsye logjike përse fëmijët e tyre janë mbajtur në atë mënyrë, tha polici, transmeton Evropa e Lirë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit