10 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Në mbarë Turqinë filloi votimi për referendumin

Më të lexuarat

Turqia për herë të shtatë në historinë e Republikës shkon përpara kutive të votimit të referendumit.

Zgjedhësit votojnë për paketën e re me 18 pika ndryshimesh kushtetuese që sjell Sistemin Presidencial.

Për referendumin në 81 rrethe janë vendosur 167 mijë e 140 kuti votimi.

Në këtë referendum brenda dhe jashtë vendit marrin pjesë 55 milionë e 319 mijë e 222 zgjedhës.

Në rrethet lindore, përkatësisht Adıyaman, Ağrı, Artvin, Bingöl, Bitlis, Diyarbakır, Elazığ, Erzincan, Erzurum, Gaziantep, Giresun, Gümüşhane, Hakkari, Kars, Malatya, Kahramanmaraş, Mardin, Muş, Ordu, Rize, Siirt, Sivas, Trabzon, Tunceli, Şanlıurfa, Van, Bayburt, Batman, Şırnak, Ardahan, Iğdır vdhe Kilis votimi filloi në orën 07.00 dhe do të vazhdojë deri në orën 16.00 kurse në rrethet e tjera do të zhvillohet gjatë orëve 08.00-17.00.

Nënshtetasit turq që jetojnë jashtë shtetit e përdorën votën e tyre gjatë datave 27 mars-9 prill.

Këto vota do të fillojnë të numërohen së bashku me votat e kutive të votimit të sotme pas përfundimit të procesit të sotshëm zgjedhor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit