14 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Në kurban Gjysmëhëna e Kuqe turke do të shpërndajë ndihma për 2 milionë të varfër

Më të lexuarat

Kryetari i Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë, Kerem Kënëk (Kerem Kınık), tha se synimi i tyre është që në Bajramin e Kurbanit të dërgojnë ndihma për 2 milionë të varfër.

Si institucion ne jemi gjithmonë pranë personave në nevojë në 31 vende të tre kontinenteve dhe kemi filluar një mobilizim të madh për të përjetuar bereqetin e Bajramit të Kurbanit si brenda, ashtu edhe jashtë vendit,- vazhdoi Kënëk,- duke sqaruar se ashtu si çdo vit edhe në Bajramin e sivjetmë bërja kurban e kafshëve do të realizohet në emër të personave që kanë dhënë autorizim sipas modelit të Gjysmëhënës së Kuqe turke.

Për sa i përket renditjes së aktiviteteve tona jashtë shtetit, Kënëk, tha se fillimisht kanë përzgjedhur ato rajone që janë përfshirë në konflikte të armatosura dhe ato që luftojnë me urinë dhe thatësirën. Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka arritur suksese serioze në kontekstin e ndihmave humanitare në botë dhe vlerësohet nga të gjithë për këtë. Është një institucion me të cilin Turqia krenohet, shtoi ai.

Kënëk e vijoi prononcimin me fjalët: “Ndihmat humanitare dhe ndihmat mjekësore vazhdojnë të jepen e dërgohen gjatë gjithë vitit. Në këtë kuadër në rrjetin tonë të ndihmave ka vende si: Siria, Iraku dhe Somalia. Kurse këto dy vitet e fundit bën pjesë edhe rajoni i Afrikës Lindore, Sudani dhe Jemeni, të cilat janë goditur nga thatësira. Këto dy vitet e fundit jemi fokusuar më shumë tek ky rajon”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit