15.8 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Në Kosovë serbët me Popa dhe Kryqe bëjnë thirrje kundër Erdoganit

Më të lexuarat

Qytetarët serb të cilët po marrin pjesë në shënimin e festës së Vidovdanit, kanë provokuar me veshje të tyre duke shfaqur simbole nacionaliste.

Tre prej tyre të cilët kanë pasur veshje nacionaliste janë detyruar nga policia e Kosovës t’i largojnë ato, raporton lajmi.net.

Ndërsa organizata nacionaliste “Obraz”, ka shpalosur një transparent, ku shkruan ‘Nuk dua ta tradhtojë Kosovën”, duke bërë edhe simbole provokuese.

Ndërsa në fjalimin e tij pas liturgjisë metropoliti i Rashkes së Prizrenit ka bërë thirrje nacionaliste që mos t’i kthehet shpina Kosovën dhe se ‘Kosova është djepi i Serbisë’.

Ai po ashtu ka thënë se në këto treva nuk duhet lejuar kthimi i sulltanëve të rinj.

“Erdogani nuk duhet lejuar të kthehet as në Serbi e as në Kosovë siç po bën me investime”.

Pelegrinët serbë janë shpërndarë duke brohoritur se ‘Kosova është zemra e Serbisë’.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit