22 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Në Hachenburg të Gjermanisë u inaugurua Xhamia Hicret

Më të lexuarat

Në qytezën Hachenburg të Rheinland-Pfalz në Gjermani u hap për shërbim Xhamia Hicret, që i përket Bashkësisë Islame Turke për Çështje Fetare në Gjermani (DITIB).

Në fjalimin e mbajtur me rastin e inaugurimit të xhamisë, Kryetari i Përgjithshëm i DITIB, Kazim Turkmen tha se xhamitë japin një kontribut të madh për shoqërinë.

Turkmen deklaroi se ata janë një komunitet (turk) i rëndësishëm që shërben në qytetet ku jetojnë.

“Xhemati ynë këtu kishte nevojë për një xhami për t’u mbledhur. Pushteti vendor dhe banorët e qytetit vendosën të sipërmarrin ndërtimin. Bashkëpunimi i bazuar në besim do të ruhet në të gjitha nivelet. Bashkësia Islame Turke për Çështje Fetare në Gjermani është organizata më e madhe myslimane e Gjermanisë dhe është një organizatë që gjithmonë merr parasysh mirëqenien e myslimanëve që jetojnë në këtë vend dhe të gjithë shoqërive të tjera”, tha Kazim Turkmen.

Në xhaminë, e cila ka filluar të ndërtohet në vitin 2017 mbi një sipërfaqe prej 3000 metrash katrorë, me një sipërfaqe shfrytëzimi prej 600 metrash katrorë, në të njëjtën kohë do të mund të falen 150 persona.

Në kompleksin, i cili përbëhet nga dy kate, ka mesxhit, sallë mbledhjesh, bibliotekë dhe klasa, si dhe parking për 50 makina.

/trtshqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit