14.3 C
Pristina
E premte, 14 Maj, 2021

Në Francë, shumë kosovarë jetojnë në stalla kafshësh e stacione trenash (Foto / Video)

Më të lexuarat

Të tmerrshme janë kushtet në të cilat po qëndrojnë kosovarët në vende të improvizuar në shtete të Evropës.

Të premten televizioni France 3 ka sjell një tjetër reportazh nga një fermë e kthyer në vendqëndrim për qindra kosovarë, që po vazhdojnë çdo ditë ta lënë Kosovën për të kërkuar një jetë më të mirë, raporton KTV.

 

Në stalla të fermave po flenë kosovarët që po vazhdojnë të ikin nga Kosova. Si të tmerrshme e përshkruan gjendjen e tyre televizioni France 3 në një kamp të improvizuar që gjendet në Mulhouse, qytet në kufi me Zvicrën.

Ata po detyrohen të flenë në këso vendesh për afro 1 muaj, ndërkaq gjendja është emergjente, thuhet në këtë reportazh të televizionit francez.

 

Afër 150 njerëz thërrasin çdo ditë numrin e emergjencës për të kërkuar ndihmë për gjendjen e tyre.

 

Azilkërkuesit nga Kosova janë të detyruar të ushqehen vetë dhe të gjejnë strehim sikur në këtë fermë, apo stacione trenash e autobusësh, pasi nuk është e mundur të vendoseshin të gjithë në shtëpi të azilkërkuesve për shkak të numrin të madh të tyre.

 

“Arsyeja që kemi ardh këtu është sepse kishim nevojë për ndihmë për shkak të situatës në të cilën gjendeshim dhe jemi obliguar me i lënë të gjitha dhe me braktis vendin tonë. Për këtë duhet ta durojmë situatën që gjendemi tash sepse s’ka kthim mbrapa”, ka thënë azilkërkuesi Edmond Hoxha.

 

 

Disa organizata janë duke u munduar t’u dalin në ndihmë, por problemi qëndron te Qeveria, thotë Francë 3, sepse ata janë këmbëngulës për të mos u dhënë azil.

 

“Kam shpresa të mëdha në këto shoqata, që do të mund të na ndihmojë që të gjejmë një vend për tu strehuar”, thotë Arton Shala, një tjetër azilkërkues. 

 

Ndërkohë, nga Prishtina vazhdojnë çdo natë në orën 21 të nisen dhjetëra autobusë që përmes Serbisë, pastaj të ikin në vendet evropiane. Të enjten në mbrëmje janë nisur më shumë se 10 prej tyre 

 

“Jemi detyruar ta thërrasim policinë që të mbajë rend për shkak se udhëtarët kanë dashur që të gjithë të hipnin në autobus. Biletat janë shitur deri për ditën e diel të kësaj jave dhe nuk ka asnjë vend të lirë deri javën e ardhshme”, ka thënë një punëtor i Stacionit të autobusëve në Prishtinë, në kushte anonimitetit.

 

Policia kufitare e Serbisë, të premten ka arrestuar 18 kosovarë, të cilët po tentonin, ilegalisht të kalonin kufirin nga Subotica në Hungari.

 

Sipas mediave serbe në këtë rast janë arrestuar edhe 4 persona nga Subotica dhe Prizreni për kontrabandë me qenie njerëzore.

 

Rreth 70% e të rinjve në Kosovë janë të papunë, kurse 500 mijë qytetarë llogaritet se jetojnë me vetëm 1.72 euro në ditë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit