16.3 C
Pristina
E premte, 14 Maj, 2021

Dënohen me burgim të përjetshëm Popovic dhe Beara për gjenocid në Srebrenicë

Më të lexuarat

Dhoma e Apelit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë sot mori vendimin e saj përfundimtar ndaj të akuzuarve: Vujadin Popoviç, Ljubisha Beara, Dragi Nikoliç, Radivoje Miletiç dhe Vinko Pandureviç, oficerë të Armatës së Republikës Serbe, të akuzuar për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë dhe Zhepë, të kryera në korrik 1995. Dhoma e Apelit, shpalli fajtor për gjenocid Popoviçin dhe Bearin dhe i dënoi ata me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë, aktgjykimi i shkallës së parë i ICTY në 2010, kuinteti i përmendur u gjet fajtor për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë dhe Zhepë si dhe u dënuan me burgim shumvjeçarë, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Shefat e sigurisë të korpusit të Drinës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës Serbe, Vujadin Popoviç dhe Ljubisha Beara, u dënuan për gjenocid me burgim të përjetshëm. Sipas vendimit të gjykatës, ata u gjetën fajtorë për gjenocid të rreth 7.000 myslimanëve të Srebrenicës pasi që ARS më 11 korrik 1995 mori enklavën e “mbrojtur” të Srebrenicës nga OKB-ja.

 

Shefi i Sigurisë të Brigadës të Zvornikut, Drago Nikoliç, u dënua për ndihmë dhe mbështetje të gjenocidit, sipas shkallës së parë ai u dënua me 35 vjet, ndërsa shefi i Operacioneve dhe Trajnimit të Shtabit kryesor, Radivoje Miletiç u dënua me 19 vjet në burg për pjesëmarrje në veprime të përbashkëta kriminale, që kishte për qëllim dëbimin e përhershëm të myslimanëve të Srebrenicës dhe Zhepës. Komandanti i Brigadës të Zvornikut, Vinko Pandureviç u dënua me 13 vjet burgim.

 

Gjithashtu, një nga komandantët e atëhershëm i njësisë speciale të policisë, Ljubomir Borovçanin, u dënua me 17 vjet burgim, por nuk apeloi vendimin. Ish-zëvendës Komandanti i ARS dhe ndihmësi i të paditurit të Hagës, Ratko Mlladiç, Millan Gvero, u dënua me pesë vjet burgim, i cili më vonë humbi jetën. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit