7.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Erdogan: Islamofobia është bërë një lëvizje shkatërruese që kërcënon paqen

Më të lexuarat

Presidenti Recep Tayyip Erdogan thotë se islamofobia është bërë një lëvizje shkatërruese që kërcënon paqen.

Presidenti Erdogan, i cili udhëtoi në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për mbledhjet e Asamblesë së 76-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) foli në një konferencë të titulluar “Një botë më e drejtë është e mundur” të organizuar nga Komiteti Drejtues Kombëtar Turko-Amerikan (TASC).

Duke vënë në dukje se njerëzimi përveç luftës me llojin e ri të koronavirusit (Covid-19) është duke luftuar edhe me një virus tjetër që është më vdekjeprurës dhe tinëzar, Presidenti Erdogan tha: “Emri i këtij virusi është virusi anti-islamik. Ky virus po përhapet shumë shpejt në vendet që kanë qenë shembuj të demokracisë dhe lirive prej vitesh. Islamofobia dhe ksenofobia tani janë skllavëruar nga politika. Është bërë një lëvizje shkatërruese që e ndërlikon jetën e përditshme të myslimanëve, kërcënon paqen shoqërore që drejton politikat shtetërore.”

Erdogan gjithashtu bëri të ditur se ata e kanë parë këtë fanatizëm ideologjik, i cili nuk ndryshon nga DAESH-i në aspektin e mentalitetit e që ka rrënjë në shtresa të ndryshme të shoqërisë, ndërsa shtoi se në shumë vende, margjinalizimi i myslimanëve për shkak të besimit, gjuhës, emrit ose veshjes së tyre, është bërë rast i zakonshëm.

Kreu i shtetit turk tha se ka parë dhe është i kënaqur që islamofobia po luftohet si përmes organizatave joqeveritare ashtu edhe individualisht.

“Me këtë përvojë të madhe, është shumë e rëndësishme që ju të kontribuoni më shumë në luftën kundër krimeve të urrejtjes dhe racizmit kulturor. Si Turqi, ne marrim një rol udhëheqës në luftën kundër islamofobisë dhe intolerancës në platformat ndërkombëtare”, bëri të ditur Erdogan.

Duke theksuar se kontributet e shoqërisë turke në shoqërinë amerikane kanë pasoja shumë pozitive për marrëdhëniet turko-amerikane, Erdogan tha se ai vlerëson veçanërisht përpjekjet e organizatave joqeveritare të krijuara nga qytetarët turq dhe anëtarët e familjeve të tyre që jetojnë në Amerikë për të promovuar Turqinë, kulturën e saj dhe histori për amerikanët.

Presidenti Erdogan priti në takim gjithashtu përfaqësuesit kryesorë të komunitetit mysliman në Shtetet e Bashkuara.

Takimi u mbajt prapa dyerve të mbyllura për shtypin.

/trtshqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit