Edhe nga Prishtina kumtohet prodhimi i dronëve “Made in Kosova”
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se më shumë se një miliard euro do të ndahen për ushtrinë në mandatin e ardhshëm dhe njoftoi zhvillimin e dronëve ushtarakë “Made in Kosova”.
Kurti, i cili u votua unanimisht si kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, tha se gjatë mandatit të tij të ardhshëm, një fabrikë municionesh dhe një industri ushtarake e zhvilluar në Kosovë do të jenë në funksion.
“Forcimi i ushtrisë do të arrihet përmes blerjes së armëve, trajnimit dhe edukimit brenda vendit, në bashkëpunim me Shqipërinë dhe në akademitë ushtarake më të shquara në vendet partnere”, theksoi Kurti, duke shtuar se do të krijohet edhe një njësi e përbashkët ushtarake me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Ai theksoi se qëllimi është të thellohet dhe zgjerohet bashkëpunimi ndërkombëtar dypalësh dhe shumëpalësh me vendet anëtare të NATO-s.
Ai theksoi gjithashtu se qëllimi i tyre është të kenë një mijë femra në ushtri brenda mandatit të ri.
Kurti foli gjithashtu për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke deklaruar se qëllimi është që Kosova të përfundojë me sukses të gjitha kapitujt e procesit të integrimit drejt anëtarësimit në BE deri në vitin 2030. /tesheshi.com/
