9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Ndizet debati: Tetë miliarderë kanë pasuri sa gjysma e njerëzimit

Më të lexuarat

Tetë personat më të pasur në botë kanë pasuri aq sa 3.6 miliardë njerëz, që përbëjnë gjysmën e varfër të botës.

Kështu thotë organizata e bamirësisë, Oxfam.

Sipas tyre, të dhënat e reja sugjerojnë se hendeku mes të pasurve dhe të varfërve është më i madh nga sa ishte menduar.

Por ky raport i Oxfam, që vjen në ditën kur do të nisë Forumi Ekonomik Botëror në Davos, ka marrë kritika.

Mark Littlewood i Institutit për Çështjet Ekonomike thotë se Oxfam duhet të përqendrohet tek mënyrat se si të rritet ekonomia.

“Si një organizatë bamirësie kundër varfërisë, për çudi Oxfam preokupohet më shumë për të pasurit,” tha Littlewood.

Ben Southwood i Institutit “Adam Smith” tha se nuk ka rëndësi pasuria e të pasurve, por mirëqenia e të varfërve në botë, e cila po vjen duke u përmirësuar çdo vit.

“Çdo vit mashtrohemi nga statistikat e Oxfam. Të dhënat janë mirë, por interpretimi jo”.

Ekonomisti britanik, Gerard Lyons tha për BBC se fokusimi tek pasuria ekstreme nuk jep një panoramë të plotë të gjendjes.

“Ne duhet të sigurohemi që keku ekonomik po bëhet gjithmonë e më i madh”.

Por Oxfam thotë se pabarazia ekonomike po sjell një polarizim në politikë, duke sjellë si shembull zgjedhjen e Donald Trump dhe votën për Brexit.

“Njerëzit janë të zemëruar dhe po bëjnë thirrje për alternativa. Ata ndjejnë se po mbeten pas, edhe pse punojnë shumë. Ata nuk po marrin pjesën që u takon në rritjen ekonomike të vendit,” thotë Oxfam.

Disa nga tetë miliarderët më të mëdhenj në botë kanë dhuruar për bamirësi miliarda dollarë.

Bill dhe Melinda Gates kanë dhuruar 44 miliardë dollarë.

Mark Zuckerberg dhe e shoqja thonë se do të dhurojnë 99 përqind të pasurisë së tyre.

Ja tetë personat më të pasur në botë

Bill Gates- SHBA: Bashkëthemelues i Microsoft, pasuria 75 miliardë dollarë

Amancio Ortega- Spanjë: Themelues i Zara, pasuria 67 miliardë dollarë

Warren Buffet- SHBA: Aksioneri më i madh i Berkshire Hathaway, pasuria 60.8 miliardë dollarë

Carlos Slim Helo- Meksikë: Pronar i grupit Carso, pasuria 50 miliardë dollarë

Jeff Bezos- SHBA: Themelues dhe shef i Amazon, pasuria 45.2 miliardë dollarë

Mark Zuckerberg- SHBA: Bashkëthemelues dhe shef i Facebook, pasuria 44.6 miliardë dollarë

Larry Ellison- SHBA: Bashkëthemelues dhe shef i Oracle, pasuria 43.6 miliardë dollarë

Michael Bloomberg- SHBA: Pronar i Bloomberg LP, pasuria 40 miliardë dolllarë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit