Në botën moderne perëndimore, marrëdhëniet shoqërore veçanërisht ato ndërmjet burrit dhe gruas janë përshkruar gjithnjë e më shumë si fusha të përplasjes, konkurrencës dhe vetë interesit, jo si hapësira të bashkëjetesës dhe plotësimit. Kjo frymë përçarjeje është përhapur edhe në hapësirën arabe përmes termave të rinj si “pilula e kuqe dhe e kaltër”, “alfa” dhe “beta”, që sot qarkullojnë në mediat sociale si shenja të përvetësimit të një gjuhe dhe vizioni të huaj ndaj njeriut dhe marrëdhënies së tij me tjetrin.
Në Islam, marrëdhënia dypalëshe mes burrit dhe gruas, e cila quhet në Kuran “el-mithaq el-ghalidh” (besëlidhja e rëndë), mbështetet mbi tre shtylla themelore:
1. Mëshira dhe dashuria si themel i lidhjes njerëzore;
2. Kujdes dhe mbrojtja e ndërsjellë si shprehje e përgjegjësisë;
3. Drejtësia si garanci për ekuilibrin moral dhe shoqëror.
Ndërkaq, në kulturën perëndimore dhe në filozofinë e lëvizjeve feministe moderne, kjo marrëdhënie u ndërtua mbi parime krejtësisht të tjera:
1. Barazi konkurruese, ku secili shihet si rival i tjetrit;
2. Kërkesë e pafund për ndarje dhe ndëshkim, në vend të faljes dhe mirëkuptimit;
3. Konflikt ligjor për të drejta, që zhvesh lidhjen njerëzore nga përmbajtja emocionale dhe shpirtërore.
Kjo ndarje buron nga vetë filozofia e mendimit perëndimor, që që prej fillesave të saj është ndërtuar mbi idhujin e konfliktit. Në të gjejmë përplasje të pandërprerë midis:
– qiellit dhe tokës,
– mendimit dhe materies,
– idealizmit dhe realitetit,
– klasave shoqërore,
– idesë hegeliane dhe të kundërtës së saj,
– shoqërisë dhe shtetit,
– “unë”-s dhe “tjetrit”,
– individit dhe bashkësisë,
– fëmijës dhe nënës,
– burrit dhe gruas,
– maskilizmit dhe feminizmit.
Çdo gjë, në thelb, shihet si konflikt me një tjetër një univers pa mëshirë, pa ekuilibër dhe pa drejtësi.
Kështu, njeriu perëndimor i shekullit XXI është bërë produkt i një kulture që i mëson të gjitha marrëdhëniet në gjuhën e përplasjes, duke harruar gjuhën e mëshirës dhe të harmonisë që është thelbi i urtësisë hyjnore dhe i shpirtit njerëzor.
