19.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Ndërtesa më e madhe në botë ndriçohet me foton e kryeministres së Zelandës së Re (FOTO)

Më të lexuarat

Ndërtesa më e lartë në botë është ndriçuar me një foto të kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Fotografia u projektua në rrokaqiellin e lartë prej 829 metarsh në Dubai si simbol i paqes.

Imazhi që ndriçoi Burj Khalifa tregonte kryeministren duke përqafuar një nga familiarët e viktimave të sulmit terrorist në Christchurch.

Fotoja shoqërohej me fjalën “paqe” në arabisht.

Sheiku Mohammed, kryeministri dhe zëvendës presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe si dhe sundimtari i emiratit të Dubait ishte ai që e ndau foton në Twitter ditën e djeshme.

Projektimi vjen një javë pas sulmeve që i morën jetën 50 njerëz të pafajshëm në Christchurch më 15 mars.

Ai shkroi:

“Zelanda e Re sot ra në heshtje për nder të dëshmorëve të sulmit të xhamisë. Faleminderit Kryeministre Jacinda Ardern dhe Zelanda e Re për ndjeshmërinë dhe përkrahjen tuaj të sinqertë që ka fituar respektin e 1,5 miliardë myslimanëve pas sulmit terrorist që tronditi komunitetin mysliman në mbarë botën.”

FOTO:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit