21.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

“Ndalesa e ezanit” miratohet në raundin e parë të votimit në Kuvendin e Izraelit

Më të lexuarat

Për projektligjin që parasheh të ndalojë këndimin e ezanit me altoparlantë nga ora 23:00 deri në orën 07:00, 55 deputetë kanë votuar pro, ndërsa 48 deputetë kanë votuar kundër tij

JERUSALEM (AA) – Projektligji që parasheh ndalimin e këndimit të ezanit me altoparlantë në orë të caktuara është pranuar në raundin e parë të votimeve në Kuvendin e Izraelit (Knesset), raporton Anadolu Agency (AA).

Për projektligjin që parasheh të ndalojë këndimin e ezanit me altoparlantë nga ora 23:00 deri në orën 07:00, 55 deputetë kanë votuar pro, ndërsa 48 deputetë kanë votuar kundër tij.

Deputetët arabë në Knesset kanë shprehur reagimet e tyre pas shpalljes së rezultatit të votimit duke brohoritur tekbire”.

Ahmed Tijbi, deputeti arab i cili u ngjit në foltore pas votimit, tha se “Ezani është thirrje për namaz. Ai do të jehojë në këto troje edhe përkundër Netanyahut dhe mbështetësve të tij të djathtë ekstremë”.

Në mënyrë që projektligji të miratohet përfundimisht, ai duhet të pranohet edhe në dy raunde të tjera në Knesset.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit