20.6 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Ndajë shqetësimin tim dhe solidarizohem me prindërit e fëmive të Kopshtit Bleta

Më të lexuarat

ÇERDHJA FËMISH /ENGJUJSH/ “BLETA”

(Me këtë shkrim dua të ndajë shqetësimin tim dhe solidarizohem me primdërit e fëmive të kopshtit Bleta, në lidhje me abuzimin e fotografive të fëmive të shokëve të mi /Bekim Dashi, Migjen Amzai, Zekirija Alimi dhe Harun Halimi/ që nxirren pa të drejtë nëpër muret e FB-së, si dhe me shkrimet apo pikëpamjet tendecioze të intelektualëve të shoqërisë sonë/

Cesare Lombroso përfaqësues i shkollës antropologjike, dallohet botërisht me kontributin, ndikimin e tij, në bazë të kërkimeve të tija empirike në fushën e kriminologjisë dhe të së drejtës penale, me profesion psikiatër dhe mjek i burgjeve në Itali, i njohur me veprën L’uomo deliquente nxjerrë teorinë e tij të njohur Krimineli i lindur apo njeriu lind si kriminel.
Ka hulumtuar në kafkat e 383 kriminelëve italian, dhe ka bërë matjet antropologjike të mbi 5900 personave të dënuar nëpër burgjet e Italisë, me çrast edhe themelon teorinë i tij më lartë të përmendur.
Nga kolegët e tij të kohës, kritikohet ashoër dhe si pasojë e kësaj, del në pah aksioma e njohur e gjithë ditur: ” Njerëzit e mëdhenjë asnjëherë nuk bëjnë gabime të vogla”!

Po që se sot, eksperti bashkëkohorë i sociologjisë antropologjike merr dhe studion personalitet e Enver Robelit, Ilir Ajdinit, Adelina Markut, Anita Latifi , Berat Buzhalla, Kastriot Myftaraj dhe shumë të tjerëve, në bazë të matjeve antropologjike që do t’i kryen tek të përmendurit ( shtatit, gjoksit, formës së kafkës, të mollëzave, të hundës, buzëve, flokëve, të analizave të grupit të gjakut) dhe duke marrë për bazë rezultatet e tyre në fushën e shkencës, artit dhe kulturës, po ky ekspert i sociologjisë antropologjike shkencëtarisht do të vërteton ekzistimin e grupit apo pjesëtarëve të po këtij grupi, që kanë aftësi të madhe intelektuale dhe të cilët, kontribuojnë në zhvillimin dhe përparimin shoqëror dhe kulturor, pra rezultati përfundimtar i këtyre kërkimeve do dal se këto janë bartësit e civilizimit në shoqërinë tonë.

Ndërsa eksperti i fushës juridike, nuk ka nevojë që të hulumtoj personalitet e tyre, por hulumton sjelljen e tyre përmes pikëpamjeve të tyre të shprehur në publik.
Juristi, çmon të drejtën e lirisë.
Liria është forcë që i përket njeriut për të bërë çkado që nuk i cenon të drejtat e té tjerëve, kufiri i saj moral përmbahet në fjalën e urtë “Mos i bën tjetrit atë që nuk e dëshiron të ta bëjnë të tjerët”
E drejta e shprehjes së ideve dhe mendimeve vetanake, qoftë nëpërmjet shtypit, apo në çfarëdo mënyre tjetër nuk mund të ndalohet.
Cdo njeri ka të drejtën e lirisë së opinionit dhe të shprehjes gjë që nënkupton të drejtën për të mos u prekur për shkak të opinioneve të tij/tyre. Njashtu siç e kanë të drejtë njerëzit të mendojnë lirë, njashtu e kanë të lirë të drejtën e fesë.
Në kontekst të kësaj, edhe prindërit e fëmive të çerdhes Bleta, për ndryshe shokë të mi, kanë të drejtë të organizojnë jetën në familje në përputhje me fenë e tyre ose me besimin e tyre, duke pasur parasysh edhe edukatën morale, me të cilën ata mendojnë se duhen rritur fëmijët.
Çdo fëmijë gëzon të drejtën të përfitojë në lëmin e fesë ose të besimit , pra një arsim që përputhet me dëshirën e prindërve. Fëmija nuk mund të detyronet të marrë një arsim që lidhet me një fe ose një besim kundër dëshirës së prindërve të tij, por interesi i fëmijës eshte parim drejtues. /Dispozita të Konventa Ndërkombëtare/

Dhe në fund, sjellja e juaj, të nderuar intelektual të përmendur më lartë, që jeni figura të shquar dhe personalitete me vlerë në shoqërinë tone, po bëni një gabim (mëkat) me vetëdije apo pavetëdije. Ju ua mohoni privilegjet normale fëmijëve të shokëve të mi, ju i shkelni të drejtat e tyre themelore, ju thjeshtë i fyeni dhe shkelni vlerat morale dhe dinjitetin e tyre, dhe kështu dalë ngadalë zhyteni në ndeshje me dispozitat e ligjit, duke bërë kështu vepra të dënueshme.
Mos harroni aksiomën: Njerëzit e mëdhenjë asnjëherë nuk bëjnë gabime të vogla.

Lulezim Hoxha – Jurist

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit