5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

NATO: Nga sulmi i brendshëm – 2 ushtarë të vrarë

Më të lexuarat

NATO-ja ka njoftuar se dy ushtarë të saj janë vrarë sot nga i ashtuquajturi sulm i brendshëm nga pjesëtarët e armatës së Afganistanit.

Gynter Kac, zëdhënësi i Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse të Sigurisë, që udhëhiqet nga NATO-ja, u tha sot gazetarëve në Kabul se incidenti kishte ndodhur në provincën Langham dhe se ushtari afgan ishte vrarë.
“Qitësi është vrarë, po zhvillohet hetim dhe kjo është krejt ajo që mund të them tash për këtë incident”, tha zëdhënësi Kac.
Nga sulmet e këtilla në muajin gusht në Afganistan janë vrarë së paku 12 ushtarë ndërkombëtarë, ndërsa prej fillimit të vitit më se 40. /BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit