Nader Sadaka – kur drita e ndërgjegjes shpon errësirën e burgut

Më të lexuarat

Ka njerëz që historia nuk i përmend shpesh, por kur i përmend, ajo nuk flet për ta si për viktima, por si për dëshmi të gjalla të së vërtetës. Njëri prej tyre është Nader Sadaka, hebreu që nuk e shiti ndërgjegjen për identitetin, as për pushtetin, as për frikën. Ai është njeriu që e çliroi “Stuhia e vetëdijes dhe lirisë” pas njëzet e një vitesh burg në qelitë e pushtimit sionist.

E kishin refuzuar në çdo marrëveshje të mëparshme për shkëmbim të të burgosurve, si për të thënë se “ky është ndryshe”. Dhe vërtet ishte ndryshe.
Sepse Nader Sadaka ishte hebre nga sekta samaritane, një bashkësi e lashtë që jeton në Palestinë që përpara pushtimit sionist, një bashkësi që nuk njeh dhe nuk pranon një shtet të quajtur Izrael. Në sytë e pushtuesve, ai përfaqësonte kontradiktën e tyre më të madhe: një hebre që refuzon kolonializmin sionist dhe zgjedh drejtësinë e tokës që e lindi.

Nga 841 samaritanët që ekzistojnë në botë, një pjesë jetojnë në malin Gerizim në Nablus, e një pjesë tjetër në Holon, afër Tel Avivit.
Por për Naderin, Nablusi ishte më shumë se vendlindje ishte qendra shpirtërore e lidhjes me tokën dhe historinë. Ai studioi histori dhe arkeologji në Universitetin e Naxhit, sikur kërkonte në shtresat e dheut rrënjët e së vërtetës që nuk mund të fshihet me flamujt e pushtimit.

Por dija e tij nuk mbeti në libra. Kur shpërtheu Intifada e Aksasë në vitin 2000, ai la muret e universitetit dhe iu bashkua Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës, duke u bërë pjesë e krahut të tij ushtarak.
Arrestimi i tij dhe dënimi me gjashtë burgime të përjetshme nuk e shuan këtë dritë përkundrazi, e përqendroi. Në errësirën e burgut, trupi i tij ishte i burgosur, por ndërgjegjja e tij ishte e lirë, dhe kjo është liria më e frikshme për çdo pushtues.

Nader Sadaka është simbol i paradoksit më të thellë të kësaj toke: një hebre që lufton për Palestinën, një i burgosur që mëson botën ç’është liria, një njeri që e dëshmon se identiteti nuk është çështje gjaku, por drejtësie.
Ai është fytyra që shemb mitet e kolonizatorit dhe rikujton se njeriu i vërtetë nuk i përket racës, por kauzës së dritës kundër errësirës.

Në çlirimin e tij, nuk ka vetëm një trup që doli nga burgu  ka një ide që triumfoi: se asnjë mur, asnjë qeli dhe asnjë pushtet nuk mund të burgosë vetëdijen e një njeriu të lirë.

Në fund, mbetet pyetja që ai vetë e mishëron:
kush është më i burgosur ai që mban pranga në duar, apo ai që jeton pa ndërgjegje në anën e padrejtësisë?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit