6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Na i këputët Zemrat: Hutbe nga Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Na i këputët Zemrat; Hutbe nga Hoxhë Bekir Halimi

17 Rebiu Thani 1443

23 Nëntorë 2021

Mëngjesi i Ditës së Martë

Kur u zgjuam për ta fal namazin e sabahut filluan të qarkullojnë lajmet për një aksident, i cili akoma nuk dihej se do shndërrohet në tragjedi.

E kur filluan të plotësohen kockat e mozaikut dhe të kuptojmë se çka realisht kishte ndodh…

Ishte trishtim i madh për krejt neve

Ishte lajm befasues dhe pikëllues

Ishte ditë e një Mërzie të Madhe

Ishte lajm që na i këputi zemrat dhe na i dogji ato

Vinin lajmet një nga një dhe nga burime të ndryshme, dhe çdo lajm që na vinte e rëndonte edhe më tepër pamjen dhe i jepte karakter tragjik këtij aksidenti.

Pasi që rasti është i rëndë, mërzia shumë e madhe, tragjedi e vërtetë, për gjithë neve i kam disa porosi:

Porosia e parë:

💢 Kjo Dunja është vend sprove dhe testimi.

Allahu i Madhërishëm thotë:

وَلَنَبْلُوَنَّكُم بِشَيْءٍ مِّنَ الْخَوْفِ وَالْجُوعِ وَنَقْصٍ مِّنَ الْأَمْوَالِ وَالْأَنفُسِ وَالثَّمَرَاتِ ۗ وَبَشِّرِ الصَّابِرِينَ

Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, por ti përgëzoji durimtarët. (El-Bekare: 155)

Porosia e Dytë:

💢 Burrat dhe gratë, evladët tonë që ishin viktima e këtij aksidenti, Allahu i mëshiroftë dhe me Xhenetin Firdeus i gëzoftë!

💢 Ata me trishtimin e ndodhisë, me lejen dhe ndihmën e Allahut, do shpëtojnë nga trishtimi i Varrit dhe Kijametit, sepse Allahu nuk ia bashkon besimtarit dy trishtime, trishtimin e dunjasë dhe të ahiretit.

وعزتي لا أجمع على عبدي خوفين ولا أجمع له أمنين ،) أخرجه ابن حبان في صحيحه والبزار في مسنده والبيهقي في شعب الإيمان وابن المبارك في كتاب الزهد وأبو نعيم في حلية الأولياء وصححه الحافظ ابن حجر في مختصر زوائد البزار والشيخ الألباني في السلسلة .

Pejgamberi, ﷺ, na tregon se Allahu i Madhërishëm thotë:

“Pasha Krenarin Time, robit Tim nuk ia bashkoj dy frika dhe dy siguri”.

Ibën Hibani, Bezari, Bejhaku dhe tjerët. Hadithin e gjykojnë si të saktë Imam Ibën Haxher el-Askalani dhe shejh Albani.

💢 Pastaj kjo vdekje në këtë formë, në aksident sipas vlerësimit të Pejgamberit ‫ﷺ trajtohet si kategori e shehidit.

Pejgamberi, , thotë:

🌟 Cilin e llogaritni shehid?

Shokët e tij u përgjijgën: ata që vriten në rrugë të Allahut.

Pejgamberi, , tha: përveç atyre që vriten në rrugë të Allahut, shehid janë edhe këto shtatë kategori:

1- Ai që vdes nga sëmundjet ngjitëse (epidemike dhe pandemike).

2- Ai që vdes i përmbytur.

3- Ai që vdes nga sëmundjet pleuritisit.

4- Ai që vdes nga sëmundjet e barkut.

5- Ai që vdes i djegur.

6- Ai që vdes nën gërmadha, dhe

7- Gruaja që vdes shtatëzënë ose në lindje.

📚 Ahmedi, nr. 23804, EbuDavudi, nr. 3111 dhe Nesaiu, nr. 1846

🖊 Shejh Albani e gjykon si hadith të saktë.

💢 Edhe pse neve na kallet barku, edhe pse neve na copëtohet zemra, edhe pse neve na mbisundon pikëllimi, dhe do na mungojnë shumë, ata janë të zgjedhur dhe të dalluar nga Allahu, i Madhërishëm:

إِن يَمْسَسْكُمْ قَرْحٌ فَقَدْ مَسَّ الْقَوْمَ قَرْحٌ مِّثْلُهُ ۚ وَتِلْكَ الْأَيَّامُ نُدَاوِلُهَا بَيْنَ النَّاسِ وَلِيَعْلَمَ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا وَيَتَّخِذَ مِنكُمْ شُهَدَاءَ ۗ وَاللَّهُ لَا يُحِبُّ الظَّالِمِينَ

“Në qoftë se juve u preku çka u dhemb (në Uhud). edhe atë popull (armikun) e pat prekur dhembje si kjo e juaja (në Bedr). Ne, këto ditë i ndrrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve për t’u ditur te Allahu ata që besuan dhe …

për t’i zgjedhur disa prej jush për dëshmorë (ose dëshmues).

Allahu nuk i do zullumqarët”.

💢 Në xhenet njerëzit janë të ndarë në kategori, të parët janë pejgamberët, pastaj vijnë sidikinët dhe më pas vijnë shehidat, dëshmorët, e pastaj besimtarët e devotshëm.

E për të fituar këtë gradë të lartë nuk është as lehtë dhe as gjë e vogël.

Porosia e tretë:

💢 Prindërit, bashkëshortët, fëmijët dhe vëllezërit e motrat e të vdekurve duhet të bëjnë sabër, të kenë aq fuqi për të tejkaluar këto momente dhimbjeje dhe pikëllimi duke qenë të kënaqur me Caktimin e Allahut dhe duke e lutur Allahun vazhdimisht ti shpërblej të vdekurit me Xhenetin Firdeus e atyre tu jep sabër dhe kënaqësi me Caktimet e Tija.

💢 Allahu këtyre burrave dhe grave durimtarë u jep Myzhde:

ۗ وَبَشِّرِ الصَّابِرِينَ

“… por ti përgëzoji durimtarët.

الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُم مُّصِيبَةٌ قَالُوا إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ

Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndëshme thonë: “Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm te Ai kthehemi!”

أُولَٰئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَاتٌ مِّن رَّبِّهِمْ وَرَحْمَةٌ ۖ وَأُولَٰئِكَ هُمُ الْمُهْتَدُونَ

Të tillët janë ata që kanë bekime prej Zotit të tyre dhe mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit. (El-Bekare: 155-157)

💢 Kurse Pejgamberi ‫ﷺ këtyre durimtarëve u garanton Xhenetin dhe pallat të veçantë në te, të quajtur:

Pallati i Falënderimit.

🌟 Pejgamberi ﷺ thotë:

أن رسول الله قالإذا مات ولد العبد، قال الله لملائكته: قبضتم ولد عبدي؟ فيقولون: نعم، فيقول: قبضتم ثمرة فؤاده؟ فيقولون: نعم، فيقول: فماذا قال عبدي؟ فيقولون: حمدك، واسترجع، فيقول الله تعالى: ابنوا لعبدي بيتًا في الجنة، وسموه: بيت الحمد[1]رواه الترمذي، وقال: حديث حسن.

Kur një robit i vdes një fëmijë Allahu i thotë Melaqeve: a ja morrët shpirtin fëmijës së robit Tim? Ato thonë: po! U thotë: ia morrët loçkën e zemrës së tij? Ato thonë: Po! U thotë: Çka tha robi im? Do thonë: e falënderoj Allahun dhe tha inna lilah ve inna ilejhi raxhiun! Allahu do u thotë: ndërtojani robit Tim një shtëpi në Xhenet dhe quane: “Shtëpia e Falënderimit”.

Tirmidhiu, hadithi është hasen sipas vlerësimit të shejh Albanit.

🌟 Porosia e dytë nga Pejgamberi ‫ﷺ

أن رسول الله قاليقول الله تعالى: ما لعبدي المؤمن عندي جزاء إذا قبضت صفيه من أهل الدنيا، ثم احتسبه، إلا الجنة[2].

Pejgamberi, ﷺ, na rrëfen se Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kur robit Tim besimtarë ia marr të dashurin e tij të dunjasë dhe bën sabër si shpërblim i jap Xhenetin”. Buhariu.

Porosia e Katërt:

💢 Hoxhallarëve, intelektualëve dhe mbarë popullit tonë:

Lutuni për të vdekurit

Lutuni për të gjallët

Dhe vizitoni e këshilloni ata, sepse çdo lutje dhe çdo këshillë ndihmon jashtëzakonisht shumë në lehtësimin e dhimbjes dhe zvogëlimin e mërzisë.

💢 Mos hapni tema, sqarimi i të cilave kërkon elaborim akademik dhe forma e shkurtë e prezentuar nuk ndihmon në qetësin shpirtërore të familjarëve dhe popullit në përgjithësi

💢 Mos përhapni desinformata, mos spekuloni, mos bëni sensacione me lajme të tilla sepse i lëndoni familjet dhe bini preh e kurtheve me desinformata dhe lajme të rrejshme.

Dhe për fund:

💢 Allahu na e lehtësoftë krejtve këtë dhimbje, na bëftë të mos i harrojmë në lutjet tona,

Allahu u dhashtë Xhenetin Firdeus rahmetlive dhe i gëzoftë me shehidllëkun!

💢 Familjarëve ua shtoftë sabrin dhe gajretin dhe i shpërbleftë edhe ata për këtë qëndrim kaq dinjitoz, i cili qëndrim tregon kontributin e madh që kanë dhënë hoxhallarët e vjetër para nesh edhe edukatën e fuqishme që kanë lënë prindërit tanë si trashëgimi tek ne.

💢 Me të vërtetë në këtë tragjedi, pikëllim dhe mërzi këta prindër na kan bërë të ndihemi krenar që janë nga mesi jonë dhe i kemi afër nesh.

💢 Dhe me në fund, lutja jonë e fundit është

Sikurse jemi bërë bashkë të gjithë në këtë dhimbje dhe mërzi Allahu na bëftë bashkë edhe në Xhenetet e Tija!

Amin!

Hoxhë Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit