Orientalistët kanë thënë: Myslimanët kanë të drejtë të krenohen me enciklopedinë e Jakut el Hamewiut (1178-1225).
Libri i tij quhet “Muxhem el Buldan” (Enciklopedia e vendeve). Në këtë enciklopedi ai përmed emrat e vendeve, qyteteve etj. Libri është një përmbledhje gjeografike e pashembullt në trashëgiminë arabe. Ai e shkruajti librin në një gjuhë shkencore duke e radhitur atë sipas shkronjave të alfabetit. Libri përfshin në brendësinë e tij rreth 12900 vende. Në çdo vend ai përmend vendndodhjen e tij në gjatësi dhe gjerësi, pastaj shpjegon shkurtimisht se çfarë lidhet me vendndodhjen dhe historinë e atij vendi dhe emrat e ndërtesave që gjenden atje.
/Andaluzia e periudhës Islame/
