11.3 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Myslimanët e Francës protestojnë kundër ndalimit të therjes hallall

Më të lexuarat

Drejtuesit e disa xhamive në Francë kanë kundërshtuar vendimin e fundit të Ministrisë së Bujqësisë së Francës për ndalimin e therjes hallall të pulave, transmeton Kosova Post.

Mediat në francë njoftuan se drejtuesit e disa xhamive në Paris, Lion dhe në disa qytete të tjera të Francës kanë deklaruar kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të fundit të Ministrisë për Ushqim dhe Bujqësi të këtij vendi për ndalimin e therjes hallall të pulave.

Këta drejtues të xhamive duke vë në dukje ndalimin e therjes hallall të pulave nga muaji qershor i vitit 2021, kanë deklaruar: “Ky vendim është në kundërshtim të plotë me rregullat e therjes në bazë të dispozitave fetare të Islamit. Ndalimi i therjes hallall për myslimanët në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, dërgon një mesazh negativ”.

Drejtuesit e xhamive të mëdha të Francës kanë shprehur shqetësimin e vet në lidhje me këtë çështjeje dhe i kanë kumtuar atë Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Ushqimit dhe Bujqësisë së Francës, por nuk kanë marrë kurrfarë përgjigje

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit