10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Takimi me dëshmorin Arben Bajramin

Më të lexuarat

Sevdaili qysh moti ma pati premtuar një qengj. Nji ditë erdhi te ambulanta dhe më tha:
-Doktor a po e merr qengjin apo t ia jap tjerëve?
-Po more-ia ktheva- si jo?
Atë natë e çova qengjin në furrë. Të nesërmen i thirra miqtë, kolegët e spitalit ushtarak Likovë, mjekët e stacioneve shëndetësore tjera dhe disa bashkluftëtarë tjerë. Asesi nuk mundesha të bie në kontakt me Arbenin. U munduan edhe shokët tjerë ta kontaktonin por kot. I dëshpruar se mungonte Arbeni, e shtruam darkën. Kur papritmas:
-O doktor a ka bujrum- tingëlloi zëri i thellë i Arbenit.

Hajde bujrum, si jo- ia ktheva shumë i lumtur që erdhi edhe Arbeni bashkë me Bardhin.
Ishte një darkë shumë e këndshme dhe e bereqetshme, qengji ishte i vogël e mysafirë plot, por ja që në fund të gjithë u ngopën dhe ngeli edhe ca mish qengji.
U kënaqëm muhabet. Më kujtohen shpesh fjalët e nji poeti arab të cilat i mësova nga komandant Fuati “ dhe nuk dëshirova diçka, vetëm se më erdhi me vrap”.
Ishte hera e fundit që e pashë Arbenin.
Allahu na bashkoftë në Xhenetin Firdeus me te

Doc Hulis Asipi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit