14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Myftiu Tërnava vizitoi banorët e shtëpisë së të moshuarve në Suharekë

Më të lexuarat

Prishtinë, më 29 qershor 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka vizituar sot shtëpinë e të moshuarve në Gjinoc të Suharekës, ku u mirëprit nga kryetari i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, si dhe nga banorët e kësaj shtëpie.

Të lumtur dhe të gëzuar për këtë vizitë të Myftiut Tërnava, u panë banorët e kësaj shtëpie.

“Faleminderit shumë që ke ardhur me na pa e me na vizituar, po edhe për fjalët e mira që i the. Zoti të shpërbleftë e të ruajtë se këtu shumë mirë e kalojmë se kujdesën për neve.”

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava u shpreh i gëzuar që sot po i viziton banorët e kësaj shtëpie në kushte kaq të volitshme. Ai u shpreh i kënaqur me ndihmën që po u ofrohet këtyre banorëve që kanë mbetur pa përkujdesje.

“Përkujdesja ndaj atyre që janë të shtyrë në moshë dhe pa një përkujdesje të bollshme është diçka e veçantë. Mua më gëzon fakti që është bërë një punë shumë e madhe dhe kanë gjetur strehim një numër i konsiderueshëm i atyre të cilët janë në nevojë. Kushtet vërtet janë të mira, ideale për të jetuar këtu me të gjitha ato çfarë i nevojitet një njeriu.”

Kryetari i kësaj shoqate, Halil Kastrati, u shpreh falënderues ndaj Myftiut Tërnava për këshillat si për vizitën, që i bëri të ndihem mirë jo vetëm banorët e shtëpisë, por edhe stafin.

“Nder për neve me e pas në vizitë Myftiun e Kosovës së bashku me stafin e tij. Në emrin tim, të stafit, por edhe të banorëve falënderoj jashtëzakonisht shumë dhe besoj që këshillat e tij ishin shumë të dobishme për neve, por edhe për banorët”, tha Kastrati.

Myftiu Tërnava gjatë kësaj vizite pa për së afërmi kushtet e mira që jetojnë banorët e kësaj shtëpie, por njëkohësisht i përgëzoi për punën që kanë bërë, duke u ofruar mbështetje kësaj shoqate.

The post Myftiu Tërnava vizitoi banorët e shtëpisë së të moshuarve në Suharekë appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit