14.9 C
Pristina
Saturday, June 1, 2024

Myftiu Tërnava u prit në takim nga z. Abdullah Eren

Më të lexuarat

Prishtinë, më 24 tetor 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi, u prit në takim nga z. Abdullah Eren, kryetar i Organizatës qeveritare të turqve jashtë vendit dhe popujve miq, të njohur si YTB.

Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Eren për mikpritjen e ngrohtë dhe në veçanti për mbështjen e institucionit të YTB- së për studentët kosovarë dhe e njohu mbi organizimin e jetës fetare në Kosovë, në veçanti mbi institucionet edukativo-arsimore, siç janë medresetë dhe akultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, si dhe shqyrtoi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në fushën e arsimit.

Nga ana e tij, kryetari Abdullah Eren falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe njohu atë për mbështetjen e vazhdueshme të YTB-së për studentët kosovarë në vazhdimin e studimeve në universitetet turke, si dhe theksoi gatishmërinë  e  bashkëpunimit me Bashkësinë Islame të Kosovës në fushën e arsimit dhe ofrimin e lehtësimeve të mundshme për studentët kosovarë.

The post Myftiu Tërnava u prit në takim nga z. Abdullah Eren appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit