17.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Myftiu Tërnava u prit në takim nga kryetari i Shoqatës së burgosurve politikë, Selatin Novosella

Më të lexuarat

 

Prishtinë, 19 nëntor 2021Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, u prit sot në takim nga Selatin Novosella kryetar i Shoqatës të burgosurve politikë.Me këtë rast z. Novosella i shprehu mirëseardhje Myftiut Tërnava dhe çmoi lartë kontributin e Myftiut Tërnava dhe të BIK-ut përgjatë proceseve kyç historike të vendit.Ai po ashtu vlerësoi bashkëpunimin mes dy institucioneve dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje në të mirë të qytetarëve tanë.Nga ana e tij Myftiu Tërnava falenderiunkryetarin Novosella për pritjen duke vlerësuar bashkëpunimin e mirë që kanë me të. Ai më pas e njohu me punët dhe aktivitetet që zhvillon institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim si dhe kontributin e vazhdueshëm e BIK-ut në kultivimin harmonisë dhe tolerancës ndërfetare në vendin tonë.Ai më pas theksoi se BIK dhe institucionet e saja kanë dhënë një kontribut të veçantë përgjatë proceseve historike që ka kaluar Kosova. “Nxënësit e Medresesë i gjejmë të rreshtuar drejt dhe mirë përgjatë viteve, sikurse janë demostrat e viteve 68-69, pra ishin pjesë përbërëse e proceseve për çlirim nga okupatori serb. Kjo neve na gëzon dhe na bën më të fuqishëm. Medreseja dha po ashtu një kontribut tepër të madh përgjatë viteve 1989-99, dëshmitarë për këtë janë shumë aktivistë të çështjes kombëtare, të arsimit shqip, ata të aktiviteteve politike, kulturore. Ky amfiteatër ka qenë parlament, kuvendet e partive politike kanë mbajtur kuvendet e tyre dhe të gjithë e gjetën veten këtu që nga fëmijët e deri tek akademikët”- tha Myftiu Tërnava.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit