11.6 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Myftiu Tërnava u prit në takim nga i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri, z. Khaled al-Shami

Më të lexuarat

Prishtinë, 13 janar 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, po qëndron për vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit nga i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri, z. Khaled al-Shami. Në këtë vizitë, Myftiun Tërnava po e shoqëron shefi i kabinetit të tij, mr. Besim Mehmeti.

I ngarkuari me punë i Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri, z. Khaled al-Shami e falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe i vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy palëve, si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim që këto marrëdhënie të forcohen akoma më shumë ndërmjet dy shteteve, në veçanti me institucionet e BIK-ut.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava falënderoi ambasadorin për pritjen, punën dhe për kontributin e tij për intensifikimin e bashkëpunimit dhe për thellimin e miqësisë ndërmjet Kuvajtit dhe Kosovës. Myftiu e falënderoi Al-Shamin veçanërisht për angazhimin e tij të pambarim në përkrahje të projekteve të BIK-u. Ai po ashtu e falënderoi atë për bashkëpunimin dhe për përkrahjen e sinqertë në realizimin e shumë projekteve të përbashkëta në të mirë të qytetarëve tanë.

Myftiu Tërnava dhe i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri, z. Khaled al-Shami diskutuan për format si të bashkërendohen sa më mirë punët për realizimin e projekteve kuvajtiane në Kosovë, si dhe ranë dakord që në të ardhmen të intensifikohet bashkëpunimi.

Kurse i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri, z. Khaled Al-Shami, ripohoi mbështetjen e madhe që ka Kosova nga shteti dhe populli i Kuvajtit dhe shprehu gatishmërinë për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dhe për rritjen e përkrahjes për BIK- un, sidomos për projekte infrastrukturore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit