6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin e Ministrisë së Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare të Omanit

Më të lexuarat

Prishtinë, më 25 maj 2022

Gjatë qëndrimit në Doha të Katarit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka zhvilluar sot një takim me zëvendësministrin e Ministrisë së Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare të Sulltanatit të Omanit, dr. Muhamed bin Said al-Maamari.

Myftiu Tërnava e njohu zëvendësministrin Al-Maamari për zhvillimet e jetës fetare në Kosovë, si dhe për sfidat dhe projektet e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai gjithashtu shfrytëzoi rastin që ta njoh zv.ministrin edhe për bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare, me të cilën shquhet populli shqiptar.

Në këtë takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar kështu rëndësinë e përhapjes së tolerancës, bashkëjetesës dhe luftimit të radikalizmit, ekstremizmit dhe islamofobisë.

Zv.ministri Al-Maamari e falënderoi Myftiun Tërnava për këtë takim, duke shprehur gatishmërinë e ministrit dhe të Ministrisë së Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare të Omanit për bashkëpunimin në fusha të ndryshme në interes të përbashkët të dyja vendeve.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=5134885079881487&id=937101379659899

The post Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin e Ministrisë së Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare të Omanit appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit