10.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim zëvendëskryetarin e TIKA-s Mahmut Çevik 

Më të lexuarat

Prishtinë, më 3 tetor  2022 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim zv/kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), z. Mahmut Çevik.

Myftiu Tërnava e falënderoi z. Mahmut Çevik për vizitën dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka TIKA me Bashkësinë Islame të Kosovës në realizimin e një sërë projektesh të rëndësishme për Bashkësinë Islame, sidomos në fushën e arsimit dhe të trashëgimisë kulturore.

Nga ana e tij, zv/kryetari i TIKA-s, z. Mahmut Çevik., falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për bashkëpunimin, si dhe theksoi përkushtimin e tij dhe të TIKA-s për thellimin e këtij bashkëpunimin edhe në të ardhmen në fushat e interesit të përbashkët në të mirë të popullit të Kosovës. 

The post Myftiu Tërnava priti në takim zëvendëskryetarin e TIKA-s Mahmut Çevik  appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit