19.1 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim përfaqësuesin e Shoqatës “Deniz Feneri” nga Turqia

Më të lexuarat

Prishtinë, më 16 shkurt 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e Shoqatës “Deniz Feneri” nga Turqia, z. Ismail Selim, i cili shoqërohej edhe nga kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve dhe Zejtarëve “Esnaf” në Prizren, z. Varis Xhejlani.

Myftiu Tërnava fillimisht iu uroi mirëseardhje mysafirëve e më pas i njohu ata me aktivitetet humanitare që i zhvillon Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës përmes shoqatës së saj humanitare “Bereqeti”. Ai tha se puna dhe aktiviteti që zhvillon “Bereqeti” përfshinë të gjitha sferat dhe fushat ku është e nevojshme që të ndihmohen qytetarët tanë. Ai shfrytëzoi rastin që të falënderojë Shoqatën “Deniz Feneri” për kontingjentin me veshmbathje që kanë sjellë te Shoqata “Bereqeti”, duke shprehur kështu mirënjohjen e tij për këto ndihma, dhe duke premtuar gatishmëri që të bashkëpunojnë edhe më tej në të ardhmen.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i kësaj shoqate, z. Ismail Selim, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, duke shprehur kështu kënaqësinë e tyre që gjenden në Kosovë dhe që kanë një bashkëpunim të mirë me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe me shoqatën e saj “Bereqeti”.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit edhe në fusha të tjera humanitare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit