12.7 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim Myftiun e Stambollit, prof. dr. Safi Arpaguş

Më të lexuarat

Prishtinë, më 23 prill 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, sot priti në takim Myftiun e Stambollit, prof.dr. Safi Arpaguş, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Myftiu Tërnava fillimsht falënderoi mysafirin nga Stambolli myftiun Arpaguş për vizitën dhe e njohu me zhvillimin dhe historikun e Bashkësisë Islame me theks të veçantë me organizimin e jetës fetare dhe të institucioneve fetaro-arsimore në Kosovë.

Nga ana e tij, Myftiu i Stambollit, prof.dr. Safi Arpaguş falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen e ngrohtë dhe vlerësoi fuqizimin institucional të Bashkësisë Islame dhe kontributin e saj në ngritjen e vetëdijes dhe ndërgjegjes fetare të besimtarëve.

Muftiu i Stambollit prof.dr. Safi Arpaguş dje ka qëndruar në Prizren, ku ka shtruar edhe iftar për 500 persona, dhe më pas bashkë me kryeimamin Vedat Sahiti kanë prirë në namaz të jacisë dhe të teravive në xhaminë “Koxha Sinan Pasha”, ndërsa sot do të vizitojë Mitrovicën dhe për namaz të jacisë dhe të teravive do të jetë në xhaminë “Bajram Pasha Isa Beg” bashkë me myezinët e xhamisë Aja Sofja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit