9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim lamtumirës këshilltarin për çështje fetare në Ambasadën e Turqisë, z. Sabri Nevzat Akın

Më të lexuarat

Prishtinë, 14 janar 2022Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës këshilltarin për çështje fetare në Ambasadën e Turqisë z. Sabri Nevzat Akın. Myftiu Tërnava shprehu falënderime për bashkëpunimin e sinqertë që kanë pasur deri më tani, duke vlerësuar se bashkëpunimi mes BIRK-ut dhe Dijanetit turk do të vazhdoj edhe në të ardhmen duke shprehur dëshirën që edhe më tej të vazhdojë ky koordinim me qëllim që ti kontribuojmë zhvillimit të jetës fetare e kulturore në Kosovë përmes projekteve të përbashkëta.Nga ana e tij, këshilltari Sabri Nevzat Akin falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe bashkëpunimin gjatë këtyre viteve duke shprehur bindjen dhe gatishmërinë që ky bashkëpunim do të intensifikohet që Kosova të jetë një oazë paqeje. Me këtë rast në emër të BIK-ut dhe shenjë respekti për bashkëpunimin dhe kontributin e tij, Myftiu Tërnava i ndau mirënjohje këshilltarit z. Sabri Nevzat Akın.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit