22.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe, z. Jonathan Hargreaves

Më të lexuarat

Prishtinë, më 25 mars 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.

Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e më pas e uroi atë për marrjen e detyrës në misionin e ri, duke i uruar punë të mbarë dhe të suksesshme. Ai më pas e njohu atë me historikun, punët dhe angazhimet e institucionit të BI-së, duke potencuar kështu rolin e BIK-ut në proceset e ndryshme që ka kaluar vendi ynë. Myftiu shfrytëzoi rastin që përmes ambasadorit të falënderojë shtetin e Britanisë së Madhe për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë për shtetin e Kosovës në të gjitha sferat, qoftë në periudhat e mëhershme, por edhe tani për anëtarësimin në mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Nga ana e tij, ambasadori, z. Hargreaves, falënderoi Myftiun për pritjen dhe për angazhimin e tij dhe të institucionit që ai drejton që në Kosovë të ketë paqe dhe harmoni ndërmjet besimeve të ndryshme. Ai tha se Kosova gëzon vlerat e larta të harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare, për të cilat është model për shumë vende të botës. Gjatë këtij takimi ambasadori shfrytëzoi rastin që të uronte Myftiun Tërnava dhe gjithë besimtarët myslimanë për muajin Ramazan, duke u uruar agjërim të lehtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit