23.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovës, z. Michael Davenport

Më të lexuarat

Prishtinë, më 12 mars 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin z. Michael Davenport.

Gjatë këtij takimi, Myftiu Tërnava shfrytëzoi rastin që ta njoh ambasadorin me zhvillimin e jetës fetare në vend, si dhe me aktivitetet që zhvillon Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, për mbarëvajtjen e jetës fetare në vend. Myftiu Tërnava çmoi dhe vlerësoi lart bashkëpunimin me OSBE-në përgjatë viteve në realizimin e shumë projekteve, e sidomos në fushën e dialogut ndërfetar në Kosovë.

Nga ana e tij, ambasadori Davenport, fillimisht falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për kontributin e tij dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës për harmoninë, bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare në vend. Ai uroi Myftiun Tërnava dhe gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e muajit Ramazan, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit