16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e Arabisë Saudite, Feisal Ghazi Ismail

Më të lexuarat

Prishtinë, më 27 qershor 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e Arabisë Saudite, Feisal Ghazi Ismail.

Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje mysafirit, e më pas e njohu atë me punët, angazhimet dhe sfidat me të cilat përballet institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai edhe njëherë shprehu falënderimet e tij për përkrahjen dhe ndihmat e vazhdueshme që ka dhënë shteti i Arabisë Saudite për popullin e Kosovës. Myftiu shprehu gatishmërinë e institucionit të BIK-ut që të vazhdojë edhe më tej bashkëpunimin e mirë ndërmjet BIK-ut dhe Ambasadës së Arabisë Saudite.

Nga ana e tij, ambasadori Feisal Ghazi Ismail, shprehu falënderimet e tij për mikpritjen dhe për gatishmërinë e BIK-ut që të vazhdojë bashkëpunimi ndërmjet BIK-ut dhe Ambasadës së Arabisë Saudite. Ai edhe njëherë çmoi lart kontributin e Myftiut Tërnava dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës për promovimin e vlerave qytetare në vend dhe për harmoninë fetare e cila ekziston në Kosovë.

The post Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e Arabisë Saudite, Feisal Ghazi Ismail appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit