15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Myftiu Tërnava pa nga afër punimet në ndërtimin e dy vakëfeve në Gjilan

Më të lexuarat

Prishtinë, më 31 dhjetor 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe nga kryetari i Këshillit të BI-së së Gjilanit, Naim ef. Aliu, kanë parë sot nga afër punimet në ndërtimin e dy vakëfeve në Gjilan.

Ai pa nga afër ndërtimin e selisë së Këshillit në qendër të qytetit, si dhe ndërtimin e xhamisë në fshatin Pasjak. Myftiu Tërnava u shpreh i kënaqur me ecurinë e punimeve në ndërtimin e këtyre dy objekteve, për të cilat tha se do ta lehtësojnë edhe më shumë funksionimin e jetës fetare në vend.

“Bashkësia Islame e Kosovës ka qenë, është dhe do të mbetet e përkushtuar për krijimin e kushteve sa më të mira infrastrukturore për besimtarët myslimanë të vendit” – u shpreh Myftiu Tërnava.

The post Myftiu Tërnava pa nga afër punimet në ndërtimin e dy vakëfeve në Gjilan appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit