8.4 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Myftiu Tërnava mbajti ligjeratë para nëpunësve fetarë të Myftinisë së Gaziantepit

Më të lexuarat

Prishtinë, më 26 tetor 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, gjatë vizitës zyrtare në Turqi, pas takimeve në Ankara, bashkë me bashkëpunëtorët, sot ka udhëtuar për në Gaziantep, ku është pritur nga Myftiu i Gaziantepit, dr. Huseyin Hazirlar dhe Guvernatori i Gaziantepit z. Davut Gül.

Pas takimeve zyrtare, Myftiu Tërnava ka mbajtur një ligjeratë për imamët dhe nëpunësit fetar të Myftinisë së Gaziantepit, me ç’rast Myftiu Tërnava njohu të pranishmit me organizimin e jetës fetare në Kosovë, me zhvillimin e institucioneve fetare-arsimore të Bashkësisë Islame dhe me sfidat e shoqërisë kosovare.

Në fund, Myftiu Tërnava falënderoi nikoqirët për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin e vizitave dhe takimit me nëpunësit fetarë të Myftinisë së Gaziantepit.

Qyteti i Gaziantepit është në juglindje të Turqisë me një histori të pasur dhe traditë të lashtë fetare.

The post Myftiu Tërnava mbajti ligjeratë para nëpunësve fetarë të Myftinisë së Gaziantepit appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit