22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Mustafa kërkon të zbardhet incidenti i Urtak Hamitit

Më të lexuarat

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar rreth inicidentit të diplomatit kosovar në Kroaci, Urtak Hamiti, i cili javën e kaluar ishte prangosur nga policia kroate për shkak se kishte vozitur në gjendje të dehur.

Mustafa ka kërkuar që Ministria e Jashtme e Kosovës të merret me rastin dhe të gjejë se çfarë ka ndodhur.

“Është e domosdoshme që të zbardhet qartë se çfarë ka ndodhur edhe qartë të informohet opinioni. Çdonjëri për gabimet dhe sjelljet e pahijshme duhet të merr përgjegjësi, por assesi nuk duhet të ngarkohet për atë që nuk ka ndodhë. Është detyrë e Ministrisë që të informojë qytetarët që ta dinë se për kënd bëhet fjalë”, ka thënë Mustafa.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit