8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Musk lëshon inteligjencën e tij artificiale

Më të lexuarat

Plani, një sfidë e qartë për ChatGPT, chatbotin popullor nga OpenAI

Miliarderi amerikan Elon Musk ka njoftuar se edhe ai do të nisë një inteligjencë artificiale (AI) të cilën tashmë e ka quajtur “TruthGPT”.

“Unë do të lançoj diçka që e quaj TruthGPT, një inteligjencë artificiale që kërkon të vërtetën dhe përpiqet të kuptojë natyrën e universit,” tha Musk në një intervistë për Fox News.

Ai beson se kjo mund të jetë rruga më e mirë drejt sigurisë, “në kuptimin që ekziston një AI që kujdeset për të kuptuar universin dhe nuk do të shkatërrojë njerëzimin, sepse njerëzit janë një pjesë interesante e atij universi”.

Plani i Musk, siç raportohet nga Reuters, është një sfidë e dukshme për “ChatGPT”, një chatbot popullor nga OpenAI.

Tani për tani, OpenAI ka formën më moderne të inteligjencës artificiale, me të cilën mund të bëni një bisedë me tekst dhe që mund të jepni përgjigje për pyetje të shumta, të shkruani një këngë apo të korrigjoni një gabim në program. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit