11.5 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Muamer Zukorliç lider i rrallë islam i kohës tonë

Më të lexuarat

Ish myftiu i Sanxhakut, hoxha intelektual, akademik, politikan dhe një lider i rrallë islam i kohës tonë, Muamer Zukorliç, ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të Gjithësisë në moshën 51 vjeçare. Lusim Allahun ta mëshirojë dhe ta bëj prej banorëve të Xhenetit.
Sigurisht që ata që e kanë njohur nga afër mund të flasin më mirë dhe gjer e gjatë për të, por me aq pak sa na u dha mundësia ta njohim, qoftë drejtpërdrejtë apo edhe përmes miqve, mund të themi pa hezitim se ishte me të vërtetë një model frymëzues i kohës tonë, sesi duhet të jetë një lider i vërtetë islam, që bashkon mes identitetit fetar, krenarisë për atë që përfaqëson, dijes dhe aftësisë intelektuale për të mbrojtur të vërtetat e fesë, pa asnjë lloj kompleksi inferioriteti, si dhe punës së palodhur në terren për ngritjen, organizimin dhe mbarëvajtjen jo vetëm të jetës fetare, por edhe asaj sociale, arsimore, ekonomike e kulturore të vendit ku ai jetoi.

Edhe pse në një terren tepër të vështirë, nën sundimin e një shteti që ka pasur historikisht marrëdhënie jodashamirëse dhe konfliktuale të ashpra me muslimanët, ku u rrezikohej ekzistenca, Zukorliç diti të ngrejë dhe organizojë një komunitet që është për t’u pasur zili, dhe që u mungon madje edhe shumë bashkësive fetare islame që janë gjendur në kushte shumë më komode politike dhe historike sesa ato të Sanxhakut. Përtej të gjitha tipareve të tij personale, vlen të theksohet guximi, trimëria dhe burrëria, për tu përballur, për të thënë të vërtetën dhe për të pasur një vizion të qartë për komunitetin e tij dhe për të punuar për të, shpesh edhe i vetëm dhe madje ndonjëherë i keqkuptuar edhe nga muslimanë të tjerë dhe i sulmuar nga jomuslimanët.

Figura të tilla të frymëzojnë, edhe pse vendi i vogël ku jetoi dhe kontribuoi dhe koha relativisht e shkurtër ia kufizojnë jehonën, në veshët e shumë njerëzve, të asaj që ai bëri, por personalitetet tek Zoti vlerësohen për atë që bëjnë në varësi të kushteve, rrethanave dhe mundësive që kanë pasur. Kështu që askush që nuk e ka njohur të mos habitet për këtë dedikim për të, sepse kjo është minimalja e detyrimit moral e fetar ndaj një njeriu të tillë, që përveç të tjerave gjeje në të edhe hise shqiptari.

Hoxhë Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit