12.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

MPJ e Turqisë: Deklaratat e Mogherinit dhe Hahnit të pavlera

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë, ka reaguar për deklaratat e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikat e Jashtme dhe Sigurisë, Federica Mogherini dhe Komisionerit për Fqinjësi të Mirë dhe Negociatat, Johannes Hahn, në lidhje me zhvillimet mes Turqisë dhe disa vende të Europës, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke i cilësuar këto deklarata si dritëshkurtër dhe të pavlera MPJ e Turqisë në vijim të deklaratës me shkrim thekson: “Bashkimi Evropian (BE) duhet të jetë në dijeni që duke ngritur tonet kundër Turqisë, në vend që të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe ato diplomatike duke iu drejtuar vendeve që i kanë shkelur ato, po i hap rrugën armiqësisë ndaj të huajve dhe veprimeve anti-Turqi.”

Ndërsa më pas shtohet: “Bashkimi Evropian ashtu sikurse deklaratat që bëri pas tentativës barbare dhe tinzare për grusht shteti më 15 korrik, vazhdoi të jetë larg realitetit edhe me veprimet dhe deklaratat për organizatat të cilat njihen brenda këtij unioni si terroriste.”

Në vijim të deklaratës thuhet: “BE-ja në vend që t’iu japë një mesazh të fortë vendeve që kanë shkelur marrëveshjen për marrëdhëniet diplomatike të vitit 1961, marrëveshjen e Vjenës të vitit 1963 për Marrëdhëniet Konsullore, Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe marrëveshjet e tjera ndërkombëtare, qëndron parapa ndihmës së një shteti, madje duke shkelur edhe vlerat e unionit. Homologët tanë të BE-së zbatojnë vlerat, liritë dhe të drejtat e njeriut në mënyrë të përzgjedhur. Kur sugjerojnë që të shtohen kanalet e dialogut, lënë mënjanë veprimet e Holandës të cilat janë të jashtëligjshme. Për të gjitha këto arsye deklaratat dritëshkurtër të BE-së nuk kanë ndonjë vlerë për ne.” /AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit