6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

MPB njofton se është mbyllur pika kufitare në Merdar

Më të lexuarat

Si pasojë e barrikadës së vendosur në anën e Serbisë, pika kufitare në Merdar është mbyllur për qarkullim.

Lajmin e ka bërë të ditur  nga Ministria e Punëve të Brendshme, apo më saktësisht Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

“Qarkullimi në pikën kufitarë Merdar është i mbyllur në hyrje dhe dalje, për arsye të barrikadave në territorin e Serbisë, diku rreth 2 kilometra, deri në një informatë tjetër”, thuhet në njoftimin e Qendrës.

Ndryshe, mbrëmjen e së martës, një grup prej rreth njëzet serbësh sonte kanë bllokuar vendaklimin kufitar në Merdar, siç thuhet, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës.

Qytetarët kanë vendosur në rrugë një kamion rimorkio dhe traktorë./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit