12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Motorola prezanton modelin Motosmart

Më të lexuarat

Motorola ka prezantuar modelin e ri të telefonit Android për Evropë, përkatësisht modelin Motorola Motosmart, i cili fillimisht do të paraqitet në tregun Italian.

Motorola Motosmart vjen me ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.5 inç HVGA, sistemin operativ Android 2.3 Gingerbread, si dhe kamerën me 3 megapiksel.

Për më shumë, Motosmart përfshin edhe memorien e brendshme me 165MB, si dhe mikroSD kartelën e cila e rrit atë deri në 32GB, FM radio, MP3, si dhe baterinë me 1,400mAh.

Çmimi i Motorola Motosmart me pakicë do të sillet rreth 129 euro, mirëpo ky model fillimisht vjen në Itali e më pas edhe në pjesët tjera të Evropës. / Telegrafi / kohaislame /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit